Kryeministri Kuri uron zgjedhjen e Memli Krasniqit kryetar të PDK-ës
Kryeministri i Republikës së Kosovës z. Albin Kurti në një postim në rrjetin social facebook ka uruar zgjedhjen e ri të kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës z. Memli Krasniqin dhe ka ofruar bashkpunim ne temat me interes nacionaldhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarvëve.
Postimi i plot:
I uroj punë të mbarë kryetarit të ri të PDK-së, z. Memli Krasniqi.
Mbështetjen që e mori sot nga strukturat e subjektit të tij i garantojnë një udhëheqje stabile për t’i zhvilluar reformat që mendon se janë të nevojshme për PDK-në.
Si kryeministër i Kosovës dhe kryetar i Lëvizjes i ofroj bashkëpunim në temat me interes nacional dhe ballafaqim të ideve e qëndrimeve për të mirën e përbashkët të shtetit dhe qytetarëve.
Të punosh për Kosovën e kombin tonë nuk është kurrë mjaftueshëm dhe e kemi obligim secili.