Lajme

Memli Krasniqi përkujton Ilaz Kodren

Kur thirrja për liri jehoi nëpër luginat dhe malet e atdheut tonë, ndër të parat ngrohu edhe zemrën heroit Ilaz Kodra.

Ilazi ishte ndër të parët shokë të komandantit legjendar Adem Jashari, që bashkë u bënë vëllezër të pushkës dhe besës, sepse vetëm një vdekje dhe një fjalë e mirë – tjetër nuk ka në këtë jetë.

Udhëhiqeshin nga guximi, sepse, vetëm ai ua garantonte edhe të tjerat: veprimin, luftën, lirinë – të ardhmen e dëshiruar për popullin e tyre.

Ky guxim i bëri bashkë në fillet e organizimit çlirimtar, në themelimin e UÇK-së, në luftën e shenjtë për liri, e nuk i ndau as në përjetësi, si shtylla të ditëve të bardha të Kosovës.

Lavdi e përjetshme Heroit Ilaz Kodra!🌹

Related Articles

Back to top button