Lajme
Deputeti Shaip Kamberi priti në parlament studentet nga SHBA

Prita sot në Parlament studentet e “Northeastern University” nga Bostoni i Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Bashkëbiseduam mbi gjendjen e pakicave në Serbi, demokracinë dhe mungesën e saj në vend.
Informova studentët për rëndësinë e arrtijes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë si parakusht i ndërtimit të stabilitetit në Ballkanin Perëndimor.
Me studentët bashkëbiseduam edhe për sfidat me të cilat ballafaqohen bashkëmoshatarët e tyre të pakicave nacionale këtu, qoftë me nostrifikimin e diplomave apo me integrimin në shoqëri.