Lajme
Jo vetëm në veri, protestat e serbëve nisin edhe në një komunë tjetër!

Banorët e Graçanicës, një nga gjashtë komunat e banuara me shumicë serbe në jug të Ibrit, po protestojnë në shenjë solidariteti me serbët në veri të Kosovës.
Të pranishëm në protestë janë kryesisht punonjës të institucioneve që punojnë sipas sistemit serb, por edhe në komunat që punojnë sipas sistemit të Kosovës!
Policia ka njoftuar se duke nisur nga ora 11:30 do të jetë e bllokuar rruga Prishtinë-Gjilan, kah Graçanica, deri në përfundim të protestës.