Njoftim për qytetarët në Maqedonin e Veriut nga Zv. Drejtori i Entit Statistikor Ilmi Selami

Të nderuar qytetarë,
Mundësia për regjistrim në Komisionet komunale për regjistrim (në komunë) është një mundësi për t’ua lehtësuar regjistrimin qytetarëve që kanë raste të ndryshme (si udhëtim larg shtëpisë, qëndrim një kohë më të gjatë jashtë shtetit e tj.). Në këto raste, me qëllim që të mos e humbin aktin regjistrimit, ata kanë mundësi që të shkojnë te Komuna (apo vendi i caktuar për regjistrim) dhe të regjistrohen. Natyrisht, këtë mundësi mund ta shfrytëzojnë edhe të gjithë ata qytetarë që nuk duan të presin që regjistruesit t’u shkojnë në shtëpitë e tyre. Për këtë qëllim nuk është e nevojshme që te Komuna të shkojnë të gjithë anëtarët e familjes por vetëm njëri që do t’a bëjë regjistrimin për të ta.
Kjo mundësi është dhënë në të gjithë komunat në nivel shteti dhe nê Drejtorinë e Entit Shtëror të Statistikës.
Për ndryshe, regjistruesit janë në terren dhe janë duke e bërë punën e vet. Ata do të trokasin në derën e të gjithë shtëpive dhe banesave tuaja. Vetëm keni durim! Të gjithë do të regjistroheni! Afati i regjistrimit është deri 30 Shtator!
Ju faleminderit për interesimin dhe mirëkuptimin Tuaj!