Lajme

Sami Salihu : Për Prishtinën, me shumë dashuri dhe përgjegjësi!

 

Duke ju falenderuar shumë për përkrahjen gjatë 4 viteve të fundit, si djalë i këtij qyteti, kam nderin të shpalos kandidaturën time për Asamblenë Komunale të Prishtinës, qytetit që fle e zgjohet duke mirëpritur gjithë Kosovën brenda.

Qytetit plot jetë e dashuri. Qytetit pa lum të rrjedhshëm, por me rrjedhën më të madhe të njerëzve. Qytetit, për të cilin mund të bëjmë shumë më shumë. Këtij rrugëtimi i bashkohem, pikërisht për të ndryshuar për të mirë dhe atë me partinë me të cilën jemi rritur, Lidhjen Demokratike të Kosovës. Me Përparim Rama në krye të listës më të mirë për Prishtinën.

Si i ri, në mesin e listës më të fuqishme dhe më të mirë për të qeverisur me qytetin tonë, angazhimi im kryesor do të fokusohet në fuqizimin e rinisë, përmes bursave, trajnimeve, projekteve që përkrahin punësimin dhe vetë-punësimin e të rinjëve, projekteve kulturore e artistike dhe sportive. Duke ditur rëndësinë e sportit në shëndetin fizik e mendor të të rinjëve, do të përpiqem me gjithë qenien time të krijohen liga sportive në shkollat e ulta dhe të mesme.
Si i tillë, do të jem zëri i të rinjëve, dhe asnjëherë jehona e tyre.

Do të angazhohem fuqishëm për shërbime publike më të mira. Vendi ku jetojmë, bashkëqytetarët tonë, e ndjejnë në përditshmëri mungesën e infrastrukturës në përgjithësi. Nëse ne vazhdojmë të shkatërrojmë ambientin, nuk do na duhet as qeverisja, madje as shoqëria, andaj një pjesë të konsiderueshme të angazhimit tim, do ta drejtoj pikërisht në ambient dhe politika më të mira ambientaliste. Si pjesë e këtij angazhimi, nuk mund të mos merrem me zhvillimin e turizmit ambiental, duke zhvilluar turizimin dhe duke ruajtuar natyrën, veçanërisht në Parkun e Gërmisë dhe Gollak.

Andaj miq, besoni në fuqinë e të rinjëve, sepse jo më kot thoshte burrështetasi britanez Benjamin Disraeli “Pothuajse gjithçka që është e mrekullueshme, është bërë nga të rinjtë.”

Me shumë dashuri,

Sami Salihu

LidhjaDemokratikeeKosovës ✅
Sami Salihu 13 ✅

Related Articles

Back to top button