Lajme

Oliver Smichtt: Ç’punë ka Rama që hyn në negociata me Vuçiç për ndarjen e Kosovës?

Në lidhje direkte nga Viena, për ‘A Show’ , historiani dhe akademiku austriak, Oliver Jens Schmitt, foli edhe për përpjekjet e Edi Ramës për të ndarë Kosovën. Ai ka hedhur akuza të forta ndaj Ramës, duke u shprehur se nuk e kupton se çfarë kërkon kryeministri i Shqipërisë që futet ne negociata me Aleksandër Vuçiç për territorin e Kosovës.

Më lejoni t’ua bëj pyetjen shqiptarçe. Në këtë mes, do të kishte një humbës? Do të kishe një fajtor? Nëse do të kishte kush do të ishte?

Shcmitt: Humbësi do të jetë pa dyshim e gjithë popullsia sepse unë mendoj që e ardhmja e Ballkanit do të jetë brenda Evropës. Por më lejoni të bëjë disa vërejte. Në radhë të parë unë mendoj që Shqipëria nuk është mëmëdheu i shqiptarëve në Kosovë. Kosova është shteti i dytë shqiptar dhe unë nuk mendoj që Shqipëria duhet të mbrojë interesin e kosovarëve. Kjo është e qartë, i takon qeverisë në Prishtinë d.mth, unë nuk kuptoj pse Kryeministri i Shqipërisë mund të hyjë në negociatat me Kryeministrin e Serbisë. Mendoj që kosovarët dinë shumë më mirë sesa politikanët në Tiranë se kush është Vuçiç. Vuçiç është propagandisti i politikës ‘Serbisë së madhe’.

Në vitet ‘90 ai ka përkrahur dhe krimet e bëra nga qeveria e Millosheviçit. Kjo është vërejtja e dytë që negociatat duhen të jenë drejtpërdrejtë midis Prishtinës dhe Beogradit. Është e qartë që Beogradi deri tani nuk e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por kjo është një kusht themelor për negociatat. D.m.th unë mendoj kjo është pikëpamja ime personale që Shqipëria të kuptoj pozitën dhe interesin e kosovarëve. Mendoj qe negociatat pa kosovarët nuk mund të kryhen edhe në interesin e Shqipërisë.

Related Articles

Back to top button