Ekonomi

GASTRONOMET : NA PRAP KEMI SABËR DHE PO PRESIM DITË TË MIRA!

Lexo deri ne fund ☺️

Është shumë e lehtë për dikon dikon që saherë shkrun status ni biznes (gastronomë) e ofendon në koment i thotë “ ju na keni pru në këtë ditë “

Nuk e mendon kërkush që na tu punu e kem marr virusin, e disa prej neve edhe kanë ndrru jetë.

Ne jemi ata qe kemi mas shumti kontakt me njerëz, kemi familje qe i rrezikojmë pas secilës ditë të punës, e na jemi që saherë që hyn një mase neve na godet të parëve, sepse gastronomia është rrjet i madh qe ka ndikim në ekzistencën e shumë familjeve.

Gjithmonë ma të prekurit e gjithmonë ma te urryerit
PSE?

Na thjesht po e dojmë punën e mbijetesën si krejt ju. Punën e bukën e gojës si krejt ju.

Shteti s’po ka buxhet me na ndihmu, atëherë na po punojmë. Kur nëpër institucione tona s’kanë pas frikë per virusin, e të gjithë ju që komentoni s’keni pas frikë per virusin e mentaliteti jonë “O ZGATMA DORËN SE PREJ TEJE EDHE DEKËN E MARRË “ pse duhet nonstop me na fajësu neve ?

Nuk e fajësoj as ministrin per rritjen e numrave thjesht kur ranë rastet, kem komod, kërkum që të punojmë sepse që 1 vjet e gjysmë pa asnjë përkrahje mbijetuam.
Jemi shtet i varfër edhe prej qesaj diaspore jetojmë, nje kohë të gjatë kem të mbyllun dikur u bo shumë, vdiçëm edhe ne financiarisht.

Krejt ju qe pe keni lehtë me na ofendu e me na sha, mendone vec 1 muj me ja u nal rrogën çka boni ju, s’po foli per klubet e natës e sallat e dasmave qe 18 muaj kenë të mbyllun, e juve me ja u ndal 18 muaj rrogën e kishit hangër këtë shtet.

NA PRAP KEMI SABËR DHE PO PRESIM DITË TË MIRA!

Shoqata e Gastronomëve të Kosovës

Related Articles

Back to top button