Lajme

Enver Hoxhaj i PDK-së me kritika për Qeverin në ditën e Evropës

Edhe 9 maji i vitit 2021, Dita e Evropës, e gjenë Kosovën pa liberalizim të vizave, pa status të kandidatit dhe fatkeqësisht, pa rrugë të qartë për të ardhmen evropiane. Qeveria e sotme, Opozita e dikurshme, ka lëkundur besimin e qytetarëve të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe ka dëmtuar shumë herë progresin e arritur. Po ashtu, edhe vetë BE-ja është vonuar në përmbushjen e premtimeve dhe obligimeve karshi qytetarëve të Kosovës, posaçërisht në liberalizimin e vizave.
Kosova nuk ka tjetër alternativë dhe duhet të mbetet e përkushtuar në orientimin e saj evropian, por edhe Evropa duhet të tregohet serioze dhe e angazhuar në plotësimin e obligimeve ndaj qytetarëve tanë. 🇽🇰 🇪🇺

Related Articles

Back to top button