Çamëria -Thesprotia është shqiptar

Shkruan Fahri Xharra
Europa gaboi rëndë kur në 1833 krijoi konceptin grek dhe e lidhi pas kësaj gënjeshtre në historinë e antikitetit e të njerëzimit, dhe ky vendim ishte një mashtrim në vete i cili e turbulloi historinë e lashtë të vet Europës.
“Trillimet edhe përrallat me grek alien që vijnë nga kohët e zymta të parahistorisë e në vazhdimësi nuk kanë asnjë bazë shkencore. Pika e parë e trillimit ishte edhe mbetet miti i Luftës së Trojës. Lavdinë e kësaj lufte sot e marrin grekët si gjithë pjesëmarrës të kësaj lufte mitike. Sot bota shkencore ka arritur në një nivel të mirë akademik edhe mundet të diskutojë nga e para shumë tematika të nxehta që duken se serviren si përralla por në brendësinë e tyre kanë forcë të madhe raciste edhe asimiluese.-shkruante Altin Kocaçi “
Kurse Enkel Muço shkruan “ Me çudit fakti se si kane guxuar historianë e studiues te shek XIV e XX ti japin jetë dhe ligjërojnë ashtu si dhe në fillim të shek.të Ri konceptit te ekzistencës se etnisë greke( helene) ne antikitet :Edhe pse asgjë nuk mund te vërtetohet nga asnjë fushë shkencore përkatëse njerëzimi vazhdon te mashtrohet për sa i përket historisë dhe gjenezës se tij.”
Sot do të ndalem në Epirin e dikurshëm dhe të vërtetat mbi te të mbledhura nga pellazgollogu Dhimitri Pilika në librin e tij me shumë vlerë “Pellazgët – E vërteta e jonë e mohuar “:
“Provinca qe quhet sot Himarë, ose popuj himarjote ,janë Epiri i vjetër perëndimor , qe njihej me emrin Kaoni e popuj te Kaonisë dhe qe kane fituar famë me profecitë e orakujve dhe me luftëra kundër molosëve te vjetër, fqinje te tyre…
Janë popull luftëtar dhe po te bashkoheshin te gjithë, do te mund te mblidheshin njehet mije burra te afte për lufte.
Nuk po flasim për veprat e tyre nen mbretin e lavdishëm Pirro , apo me vone nen Skenderbeun , i cili s`ka shume kohe qe fitoj fame , sepse krejt historia e tyre është e mbushur me vepra trimerie“ . ( lexojmë tek PJETER BOGDAni (1630-1680) Dijetar poliedrik me vlera evropiane , duke pikasur asohere traditën tone popullore , Epirin e identifikon ,me Arbrin , te cilin e ndan ne te poshtëm (dhe natyrisht te sipërm), teksa e përcakton qartas Pirro Molosin :.. “ Mbret i Arbrit te poshtëm“ …(1685))
FRANG BARDHI (1606-1643) filolog e historian i kalibrit botëror ( ndonëse ende i pastudiuar e i paçmuar sa duhet) tek riprodhon versionin e lirë te letrës se Skënderbeut (për princin Orsini), sipas botimit te Enea Silvio Pikoloinit, shkruan : “por le te dëgjojmë, se treti , ne ju pëlqen , dëshminë e shënuar te vet Skënderbeut , i cili ne përgjigjen qe i bën princit te Tarantos Xhovanit-Antonio Orsinit i shkruan kështu për origjinën e fisit te vet sipas kujtimeve te Piut ll : “
Te paret tanë kane qene epirot nga te cilët ka dale ai Pirroja me nam , hovin e te cilit mezi munden ta përballojnë Romaket dhe qe pushtoi me arme Taranton e shume vende te tjera te Italisë…Ne thënç qe Arbëri është pjesë e Maqedonisë , atëherë te paret tanë i pranon edhe me fisnikë, sepse ata nen Aleksandërin u futen gjer ne Indi…“(1636)
FRANG BARDHI, ne vëllimet dhe relacionet e veta, i njëson arbrit me epirotet sikurse edhe Arbrin me Epirin , barazim qe e pat vulosur me 1503 dhe humanisti tjetër shkodran i dëgjuar ne bote , MARIN BECIKEMI(1468-1526), ne mënyre te pavarur nga bashkëkohësi i tij Marin Barleci.
“…Arbëria qe ne Vjose e gjer Delvine e Gjirokastër(Kaonet). Çamëria , nga Delvina e gjer ne Nartë (Thesprotia, dhe ne krahinën e Sulit është Molosia ) e përpjete gjer ne Janine. “( 17 Maj 1877)- shkruan:
THIMI MITKOJA (1820-1890), ati i folkloristikes sonë, ne lufte te hapur kundër shovinistëve grekë, e ngriti zërin qysh me 1859 , deri brenda organit shkencor te Universitetit te Athinës, me polemike parimore , për te mbrojtur te drejtat e popullit shqiptar , te stërgjysherisë se tij me moloset e Molosinë Kaoninë,Thesprotinë, Geryonin( prijësin e termocem thesprot).Pirron dhe pasardhësit e tyre
Dhimiter Pilika na dergon edhe më larg në kohë : » Gjithnjë PLUTARKU me JUSTININ dëftojnë se, pas vdekjes se Antigones rreth vitit 296 p.e.s Pirro Molosi jetoi ne një mjedis pothuaj te ngahershëm ilir , përkrah bashkëshorteve ilire, vajzës se mbretit te Paioneve, Audoleonit dhe Birkenes, te bijës se Bardhylit te Ri , mbretit te enkelenjve…
Për ketë rast , edhe vete PLUTARKUT (pro-romak, pro-aristokrat dhe rrjedhimisht anti perendimor), i rrëshqet ky pohim kuptimplote , qe fakton pa pike dyshimi politiken e jashtme paqësore antihegjemonisë , te Aiakasit tone, politike e shpallur botërisht ,plot çiltërsi, edhe përpara banoreve te Athinës :
“Pirroja …arriti ne Athine. Këtu u ngjit ne Akropol dhe pasi beri flijime për Athenën, zbriti po atë dite ne qytet dhe tha se dashuria dhe besimi qe kishte treguar populli për te e kishin kënaqur, port shtoi se, po te ishin te arsyeshëm (athinasit) nuk duhet ti lejonin asnjë mbreti qe ti afrohej qytetit dhe nuk duhej t’ia hapnin portat askujt. “
Edhe Vasil Zoto ka nxjerre ne drite materiale mbi te kaluarën e molosëve, tesprotëve dhe koneve, si dhe te tretave te tjerave shqiptare qysh prej lashtësisë me te mjegullt e deri ne shekullin lll, p.e.s duke përfshirë një jashtshkrim te ngjeshur te Aleksandër Molosit (Leke Malasit, Lleshit), një fashikull te tere biografik, kryesisht sipas Plutarkut, mbi Pirron tone(1882). Ai ka lënë ndërmjet shume te tjerash, edhe një dorëshkrim (te pabotuar) qe i shtrin këto hulumtime deri pas agimit te shekulli XX.
Pra, asnjë historian, filozof, shkrimtar, poet, dramaturg etj. i lashtësisë brenda territorit Ballkanik, nuk i ka quajtur kurrë popullsinë e Ballkanit jugor me emrin Grek. Emrat që ata thirreshin ishin: Pelesët, Danajt , Akejt, Mirmidonët, Spartanët etj. Më vonë marrin emrin Elenët (Helenët) dhe quajtën vendin Eladha. Emrin Grek dhe Greqi e kanë përdorur për herë të parë fiset që banonin thembrën e çizmes Italianë kur kanë rënë në kontakt në ngushticën e Otrantos me fiset peshkatarë të Korfuzit. Prezantimi i tyre ishte se quheshin Graekoi (ishte emri i fisit që vetë peshkatarët i përkisnin). Këtë detaj e sjell filozofi i madh Aristoteli. Kështu pa dashje peshkatarët e fisit Graekoi të Epirit i dhanë emrin e tyre gjithë Ballkanit jugor, dhe në të gjithë dokumentet e gjuhës Latine të kohës së perandorisë Romake, dhe të gjithë historianët, filozofët, dramaturgët, poetët, oratorët etj të kësaj gjuhë e kanë emëruar gjithmonë me emrin Grek, Grekët dhe vendin Greqi. Nga dokumentet e gjuhës Latine ky term është transmetuar në të gjitha gjuhët Europiane ( të shkruajtura shumë kohë pas Latinishtes) në të gjithë hapësirat e Kontinentit dhe më vonë në të gjithë botën.( citon Retin Reka )