Besarta Jashari : IDEAL edhe për gratë e Skenderajt

!
Ideja e IDEALIT, të cilën sot vëllau im Bekimi e përfaqëson si alternativë qeverisëse, para banorëve të Skenderajt, vëmendje të veçantë i kushtohet gruasë dhe rolit të saj në shoqëri.
Sot së bashku me Shehrinë, ishim në një takim me gratë e Klinës së Epërme, pikërishtë në vendlindjen e nënës time Ferides.
Aty takuam shumë gra e vajza të reja, kur flisnim për rolin e gruas në familje e shoqëri, shembull kishim edhe nënën Feride – si një grua që roli i saj ishte shumë i rëndësishëm si në rritjen e edukimin tonë ashtu edhe në mbështetjen e babushit në misionin e tij kombëtar.
Sot, falë emancipimit kolektiv dhe kontributit të madhë të nënave tona, gruaja ka një vend të barabartë në shoqëri. Këtë Bekimi e promovon edhe në programin e tij qeverisës për 4 vitet e ardhshme.
Po e përfundoj me thënien, që unë fuqishëm i besoj:
“Nëse do ta njohësh kulturën e dikujt, shih si i trajtojnë gratë”.
#womanpower
#BekimJashari113