Kasam Selimi punon natë e ditë që shqiptarët e Maqedonis të regjistrohen

Mergimtari nga Gostivari që jeton dhe punon në Zvicer kontributin për vendëlindjen nuk e lë anash . Ai qysh nga fillimi i regjistrimit të popullësisë në Maqedonin e Veriut çdo ditë ai u ndihmon mergimtarëve se si të regjistrohen në procesin e regjistrimit të popullësis që po zhvillohet në Maqedoni .
Deri tash janë regjistruar rreth 200.000 mergimtar dhe rreth 1.400.000 banor rezident në Maqedonin e Veriut . Çdo shqiptar i regjistruar është i rëndësishëm për të treguar forcen reale të shqiptarëve atje dhe secili e ka për obligim kombëtar të jap kontributin e tij në këtë drejtim .
Kasimi si zakonisht diten e mbyll me një lajm të mirë . Postimi i tij në facebook :
Mesnatën e mbyllim me +13🇦🇱 të regjistruar, ose nga nata e kaluar, në këtë kohë, e deri deri me tani, +33
Mos u merrni me llafet e hileqarëve, gjurmoni se ku janë vëllezërit dhe motrat tona të pa regjistruar e t’i REGJISTROJMË të numri i përgjithshëm i banorëve të Maqedonisë së Veriut.
Kur flen Europa, zgjohet Amerika, kur flen Amerika, s’ka gjumë për Shqiptarët, për Shqipërinë e Kosovën!
Vazhdojmë t’i marrim numrat e artë të mërgatë së çmuar!
Faqja punon siç duhet, futu census.stat.gov.mk