Edi Rama në OKB : Të njihet dhe të pranohet Kosova në OKB, s’jemi të plotë pa të

Kryeministri i Republikës së Shqipërisë, Edvin Rama, ka bërë thirrje për njohjen dhe pranimin e Kosovës në sesionin e 76 të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.
“Historia e Kombeve të Bashkuara është histori e zgjerimit të pandërprerë. Nisi me 50 anëtarë në San Franciso dhe tani jemi 193. Megjithatë, kjo asamble e madhe s’është e s’do të jetë e plotë pa një nga shtetet e rajonit tonë – Republikën e Kosovës”, ka thënë Rama.
Rama ka kujtuar se shteti i Kosovës ka lindur me ndihmën e ndërkombëtarëve. Ai ka thënë se çështja s’do të përfundojë pa e kuptuar të gjithë se “një Kosovë e pavarur e sovrane është realitet që ka sjellë stabilitet në rajon që 13 vjet”.
Ai ka përfunduar fjalimin për Kosovën duke thënë se Shqipëria e sheh njohjen e ndërsjellë të vetmen zgjidhje nga dialogu Kosovë-Serbi.
Ai ka thënë se kjo asamble nuk do të jetë asnjëherë e plotë pa qenë aty edhe Republika e Kosovës. Me pas kryeministri Rama ka vazhduar fjalimin e tij edhe për qështjen e emigranteve dhe Afganistanit , ai ka thënë që e kemi obligim njerëzor tu ndihmojm popullit afgan .