Paqja është një këngë hyjnore që shkruhet nga mendjet e ndriçuara prej Zotit.

Në 15 Vjetorin e Pavarësisë së Kosovës platforma e pajtimit mes shqiptarëve dhe serbëve e iniciuar nga viti 2015 mes Republikanëve të Kosovës dhe Republikanëve të Serbisë mbetet e vetmja rrugëdalje për ardhmërinë e popujve tanë.
Kërkimi I faljes për krimet e kryera nga Serbia ndaj shqiptarëve, njohja e Republikës së Kosovës dhe puna e përbashkët për gjetjen e të zhdukurve nga Republikanët gjegjësisht Prof. Faton Kurtit në Kosovë dhe Nikola Sanduloviq në Serbi janë baza e vetme për një paqe afatgjatë mes shqiptarëve dhe serbëve.
Kjo platformë pajtimi ka marrë së fundmi dhe mbështetjen institucionale të Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrit Albin Kurti për ta çuar një hap më tutje proçesin e pajtimit dhe njohjes reciproke.
Republikanët nuk ndalen vetëm tek folklori, ne kryejmë punë duke i bërë gjërat realitet dhe kjo është dhurata më e mirë për Kosovën tonë në 15 vjetorin e Pavarësimit të saj.
Gëzuar Kosovë, Gëzuar Shqiptari!