Lajme

Besnik Tahiri : Mirë se vini bashkatdhetar!

Zëvendës Kryeministri i parë i Republikës së Kosovës ka dal në kufi për ti pritur mergimtarët qe po vin në Kosovë për festat e fundëvitit.

Postimi i tij i plotë :
Mirë se vini bashkatdhetar!

Sonte vizitova pikën kufitare në Merdare për të mirëpritur bashkatdhetarët tanë që po vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Me këtë rast, sqarova edhe një herë se vendimi i Qeverisë i liron të gjithë bashkatdhetarët nga pagesa e polisave të sigurimit. Gjithashtu, u informova nga mërgimtarët se pritjet në pikën kufitare janë minimale.

Nuk ka asgjë më fisnike sesa të shohim dhe të ndjejmë Kosovën, me syrin dhe pulsin e diasporës. Kontributi i tyre, si në të kaluarën ashtu edhe sot, vazhdon të jetë një shtyllë e palëkundur e zhvillimit të vendit tonë.

Mirë se vini në tokën tuaj!

Related Articles

Back to top button