Ekonomi

SHBA i ndan Kosovës 41 milionë dollarë

 

SHBA i ka ndarë Kosovës edhe tre milionë dollarë shtesë, në kuadër të Marrëveshjes së grantit për Objektivat Zhvillimore. Presidenca e Kosovës njofton se presidentja Vjosa Osmani-Sadriu ka nënshkruar amendamentin 3 të kësaj marrëveshje, së bashku me drejtoren e USAID-it në Kosovë, Zeinah Salahi. Granti total do të ketë tani mbi 41 milionë dollarë. Synimi i Marrëveshjes është “shërbimi më i mirë ndaj qytetarëve nga institucionet llogaridhënëse dhe efektive të qeverisjes, si dhe rritja e mundësive për pjesëmarrje gjithëpërfshirëse demokratike dhe ekonomike.” Po ashtu synohet edhe “përmirësimi dhe bashkëpunimi ndërmjet qytetarëve, shoqërisë civile, bizneseve dhe sektorit publik në mënyrë që komunitetet lokale të kenë pozicion më të favorshëm për t`i adresuar sfidat zhvillimore të Kosovës”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Related Articles

Back to top button