Lajme

Kandidatja Sala Jashari e bënë horë Fadil Nurën: Ka kaluar koha e kërcenimeve politike dhe fjalëve fyese

 

Kandidatja për asamble komunale nga Lista e Pavarur Bekim Jashari, Sala Jashari, ka reaguar pas deklaratës ofenduese ndaj Kryetarit Jashari, nga kandidati Fadil Nura, i cili përmes postimeve në facebook, ka tentuar t’a ulë poshtë qeverisjen Jashari.

Sala Jashari, e ka konsideruar si jo të drejt, opinionin e Nures, për mos përfshirje të familjes Jashari, në qeverisje komunale.

“Kush je ti Fadil Nura, që shfryn aq paturpësisht dhe me aq urrejtje kundër Jasharëve? Ti mendon se mund ta njollosësh lavdinë dhe krenarinë e Jasharëve punën dhe ndershmërinë e Bekim Jasharit?
Jasharët kanë dhënë 52 anëtarë të familjes për lirinë e Kosovës dhe nuk kanë kërkuar asgjë në kopensim. Ne nuk paskemi të drejtë të kandidohemi e të zgjedhemi nga vota demokratike popullore? Apo, u dashka vetëm të sodisim nga larg? Jo, jo Fadil Nura. Edhe ne Jasharët e ri mundemi të kontribuojmë për shtetin tonë, me punën për zhvillim dhe këtë e ka dëshumar tashmë Bekim Jashari në 4 vite të qeverisjes së tij”, ka shkruar Sala Jashari, në facebook.

Kandidatja për kuvend, tutje ka shtuar se qeverisja e Kryetarit Bekim Jashari, është shembull për qeverisje transparente dhe llogaridhenëse.

“ Bekim Jashari: Ka qeverisur mirë, Ka qeverisur drejtë,Ka qeverisur me transparencë, Ka qeverisur pa korrupciom, Ka qeverisur pa nepotizëm. Skenderaj me rrethinë ka përfituar prej personalitetit të Bekim Jasharit: janë kthy donatorët dhe investiorët nga Zvicra, Emiratet Arabe, Japonia edhe USAID-i Amerikan është kthy në Skenderaj”, ka shkruar Jashari.

“Kur soji yt i thotë Bekim Jasharit “Ky eshte fundi i juaj i turpshem”, tregon se ju jeni nje person pa arsye dhe pa asnjë kredencial moral. Kur dikujt nuk i vjen turp t’i nençmojë e t’i perbuzë Jasharët, atëherë ai njeri është në gjendje të bëjë edhe gjera më të liga të cilat i projekton në mendjen e tij të ulët, nese do te kishte mundesi t’i bente. Ka kaluar koha e kërcenimeve politike dhe fjalëve fyese, Skenderaji nuk ka nevojë për këto gjëra por për punë e zhvillim”, ka deklaruar Sala Jashari.

https://www.facebook.com/106262481798531/posts/119737827117663/

Related Articles

Back to top button