Lajme

Heronjt e paqës ! Familja Stublla dhuron 10.000m2 për ndertimin e një lagjëje për jetimët

Ky është heroi!
Shaipi më emocionoi shumë, i thjesht, i dashur dhe fjalëpak. Dëgjoi për dëshirën tonë për të ndërtuar një lagje në Kosovë dhe pasi foli me vëllezerit vendosën në pak minuta ta dhuronin 10,000 mijë metra tokë. Por si është e mundur? Sepse shpesh dëgjojmë që vëllai konfliktohet me vëllanë për një copë tokë apo fqinji që vret fqinjin.
Por 10,000 m2 të dhuruara është një vepër e shqiptarit të mirë, i cili është mirë vetë dhe dëshiron që edhe të tjerët të jetojnë mirë. I pyeta përse? “Për shpirt të babës” tha, ka qenë baba i mirë, ka kryer Haxhin, besimtar i mirë që na mësoi me dhëmbshuri. Çfarë lumturie për atë baba, Haxhi Shaban Stublla i cili në Botën Tjeter mbushet me lumë shpërblimesh nga djemtë e tij. Dhuroi tokën që Fondacioni Firdeus të ndertojë një lagje për jetimin, nevojtarin, të pamundurin. Sot do të kërkoj një lutje të veçante për vëllezerit e familjes Stublla, por veçanerisht për Haxhi Shaban Stubllen që edukoi djem që ta duan vendin dhe shqiptarinë. Qofsh i Xhennetit Haxhi Shaban! 🤲 Amin.

Këtë lajm të gëzuar e bëri Hoxha Elvis Naçi në rrjetin e tij facebook . Hoxha i nderuar dhe fondacioni i tijë kanë ndihmuar dhe ndihmojn shumë familje shqiptare në Shqipëri , Kosovë , Maqedoni , Malësi , Luginë e Çameri .
Patriotizmi i ditëve të sotit është mirëqenia e popullit andaj veprat e mëdha humanitare janë ato që sot ngrisin moralin dhe atdhedashurin .

Related Articles

Back to top button