Lajme

Ministri Armend Mehaj vizitoi Shoqatën e parë shqiptare në Amerike “Vatra”.

 

Me këtë rast, udhëheqësi i shoqatës z Elmi Berisha, shprehu falenderimet për vizitën, si një mundësi për të rritur komunikimin dhe ndër-veprimin me mërgatën shqiptare për të ruajtur lidhjen me atdheun si dhe pēr të parë mundësitë për kontributin në politikat zhvillimore si dhe përfshirjen në proceset e rëndësishme të forcimit të rolit të Kosovës në aspektin ndërkombëtar. Nga të pranishmit, kishte interesim dhe shumë pyetje, duke vlerësuar se ndjehen të lumtur për vizitën e parë e një Ministri të Mbrojtjes.

I falenderova pjesëmarrësit, dha shpreha konsideratat më të larta për diasporën shqiptare në ShBA për rolin dhe kontributin e tyre të pakursyer në procesin e shtetndertimit të Kosovës, duke i siguruar atyre përkushtim për t’i angazhuar në proceset zhvillimore të Kosovës.

Kam ndarë storiet e suksesit të FSK-së si dhe diskutimet e suksesshme nga takimet e nivelit të lartë në Departamentin Amerikan të shtetit.

E ri-konfirmova se bashkërendimi i aktiviteteve do të vazhdoj edhe me komunitetin shqiptar në ShBA, për të forcuar subjektivitetin ndërkombëtar të Kosovës, e posaçërisht, fokusin në rritjen e sigurisë dhe ekonomisë, si dy fusha të ndërlidhura.

Related Articles

Back to top button