Ekonomi

TAKIM URGJENT ME SEKTORËT E HOTELIERISË DHE TURIZMIT!

 

E HËNË 25 TETOR, ORA 19:00 NË GOLDEN IMPERIAL!

Oda e Hotelierisë dhe Turizmit të Kosovës në emër të të gjitha departamenteve të saj duke përfshirë: hotelierinë, gastronominë, dekoret, sallat e dasmave, estradë, clube, kamarierë, kuzhinierë, kameraman dhe çdo sektor tjetër, sektore këto që njëherish janë më të dëmtuarat dhe më të atakuarat gjatë gjithë kohës së pandemisë e gjithashtu të injoruara nga institucionet tona, ju ftojmë që të merni pjesë në tubimin e radhës që do të mbahet ditën e hënë me datë 25.10.2021 në Golden Imperial nga ora 19:00.

Ju presim të gjithëve që të diskutojmë edhe njëherë rreth kërkesave tona dhe të dalim me një vendim të përbashkët, që në emër të të gjithëve të na lejohet të punojmë dhe ta gëzojmë këtë të drejtë, përndryshe do të kemi shumë humbje dhe vështirësi edhe në vitin që po vjen!

Related Articles

Back to top button