Lajme

Greqi/ Nis mësimin shkolla shqipe “Frang Bardhi” në Kretë

 

Fundjavën që lam pas në qytetin e Rethimnos në ishullin e Kretës u organizua ceremonia e hapjes se kursit të gjuhes shqipe “Frang Bardhi” për fëmijët shqiptarë, nën kujdesin e Komunitetit Shqiptar në Rethimno.
Përpjekjet e vazhdueshme e të njëpasnjëshme të Komunitetit Shqiptar, së bashku me ndihmën dhe përkrahjen e organeve kompetente të pushtetit lokal, por dhe të “Komunitetit Shqiptar në Greqi”, “Lidhjes se mësuesve Shqiptar në Greqi”, “Qendrës së Botimeve për Diasporën”, mundësuan nisjen e mësimit.
Në ceremoninë e hapjes morën pjesë Kryetari i Bashkisë J. Marinaqi, nënkryetarja e Bashkisë për Arsimin e Kulturën Anna Gjika, Drejtori i Arsimit Lambros Karvunis, Drejtori i shkollës Kristos Anastasiadhis, Kryetari i Këshillit të Emigrantëve në Bashki J. Montaki, Drejtori i të huajve të Prefektures Mihalis Neonakis si dhe zonja Rena Kotselidhakis, gjithashtu Kryetari i Komunitetit Shqiptar në Greqi Ermal Sulaj.

Greqi/ Nis mësimin shkolla shqipe “Frang Bardhi” në Kretë

#diasporashqiptare #unëjamshqiptar

Related Articles

Back to top button