Lajme

Ministresha Rozeta Hajdari uron ditën e Republikës së Austris

26 Tetori, Dita e Republikës së Austrisë

Kjo ditë shënon datën historike të Parlamentit austriak, kur më 28 tetor të vitit 1955 miratoi ligjin kushtetues për neutralitetin e përhershëm, e që nga viti 1965 festohet si dita kombëtare e Austrisë.

Austria është një nga vendet e para që njohu pavarësinë e Kosovës më 28 Gusht të vitit 2008.
Raportet bilaterale në mes të dy shteteve janë të shkëlqyeshme, duke e dëshmuar atë me ndihmën e vazhdueshme austriake për zhvillim dhe bashkëpunim me numrin e lartë të marrëveshjeve të nënshkruara mes vete, në shumë fusha si: arsim, shkencë e teknologji, industri, digjitalizim, në fushën e sigurisë, në çështjet doganore, financiare, trafik ajror-rrugor, administratë, promovim dhe mbrojtje të investimeve, drejtësi, luftim dhe parandalim të krimit, etj.

Vlenë të theksohet se Austria vazhdon të mbetet një partner i rëndësishëm ekonomik i Kosovës, si një ndër 5 investitorët e parë, si dhe përkrahës i fuqishëm në procesin e integrimit të Kosovës në Bashkimin Europian.

Urime Dita e Republikës Austri, shteti mik i Kosovës!

Related Articles

Back to top button