Lajme

Kryeministri Hoti ka merr pjesë ne Samitin e Sofjes


Kryeministri i Kosovës Avdulla Hoti po merr pjesë në Samitin e Sofjes , qe për shkak të pandemisë me Covid-19 takimi është virtual.
Ky Samit është vazhdimsi e Procesit të Berlinit , ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata , atë për Tregun e apërbaahket Rajonal dhe Deklaraten për Agje dën e Gjelbër , thuhet ne postimin e kryeministrit Hoti.
Në takim po marrin pjesë Angela Merkel , Emmanuel Macron dhe udheheqes te tjere te vendeve tw BE-së .

Postimi i plotë nga Kryeministri Avdulla Hoti :

Në Samitin e Sofjes të barabartë në të drejta dhe përgjegjësi

Sot mora pjesë në Samitin e Sofjes i cili është vazhdimësi e Procesit të Berlinit, ku gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nënshkruan dy deklarata, atë për Tregun e Përbashkët Rajonal dhe Deklaratën për Agjendën e Gjelbër.

Për shkak të pandemisë me Covid 19, takimi ishte virtual. Në këtë takim përpos përfaqësuesve të gjashtë vendeve të Ballkanit Perëndimor, morën pjesë edhe Kancelarja Gjermane, Angela Merkel, Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe udhëheqës të tjerë të vendeve anëtare të BE-së.

#WB6 #SofiaSummit #StrongerTogether

Më shumë nga ky samit, në këtë link: https://kryeministri-ks.net/kryeministri-hoti-ne-samitin-e-sofjes-te-barabarte-ne-te-drejta-dhe-pergjegjesi/

Related Articles

Back to top button