Ekonomi

Kërkesat e gastronomëve pas masave nga qeveria

REAGIM!

Pas njoftimit të Kryeministrit lidhur me masat e reja që priten të hyjnë në fuqi këtë të premte, kuptuam që dëmet ekonomike në sektorin tonë dhe tërë ekonominë do të përkeqësohen edhe më shumë.

Rrjedhimisht, KUNDËRSHTOJMË fuqishëm këto masa, pasiqë në asnjë rast nuk u përmend nga qeveria se për këto mbyllje do të ketë mbështetje financiare në Ekonomi.

Ne si Shoqatë e Gastronomëve të Kosovës, kërkojmë që URGJENTISHT Qeveria të dalë me qëndrim zyrtar lidhur me kërkesat kryesore të sektorit të gastronomisë, për krijimin e Pakos Ekonomike për Gastronomi, në vlerë së paku prej 10 milionë eurosh, detajet e së cilës janë:

1. Subvencionimi i shpenzimeve operative deri në përfundimin e pandemisë (mbulimet e qirasë, pagat e punëtorëve);
2. Shtyrje të afatit të kësteve të kredive, dhe kthimit të mbitërheqjeve deri në përfundimin e pandemisë;
3. Pagesa direkte për bizneset e gastronomisë, sipas vlerësimit të situatës;
4. Lejimi i shërbimeve me porosi (delivery) pas orës 19:00, edhe në komunat me rrezikshmëri të lartë.

Situata në sektorin e gastronomisë është jashtëzakonisht e rëndë. Andaj, nëse brenda afatit kohor prej shtatë (7) ditësh nuk merren parasysh kërkesat tona vitale, dhe nuk kemi asnjë konfirmim zyrtar për këtë çështje, ne do të rrisim kundërshtimet, veprimet, dhe reagimet tona!

Related Articles

Back to top button