Lajme

Behgjet Pacolli nderohet nga Presidenti i parë i Kazakistanit

Dje, me rastin e përvjetorit të Pavarësisë së Kazakistanit, në kryeqytetin Nur-Sulltan, duke falënderuar bashkëpunëtorët, inxhinierët dhe stafin drejtues të kompanisë Mabetex për punën e shkelqyër dhe respektin për të tjerët, pata nderin të nderohem më çmimin më të lartë shtetëror për kontributin tonë në zhvillimin modern të këtij vendi. Është një nder i madh për mua dhe kompaninë time, të nderohem nga Presidenti i parë, Nazarbayev, i cili gjithashtu konsiderohet edhe si babai i kombit kazak. Nga thellësia e zemrës sime, falënderoj të gjithë ata që më uruan për këtë ngjarje. Ju priftë e mbara! U shpreh deputeti i Parlamentit të Republikës së Kosovës Behgjet Pacolli pas nderimit dhe medlajes qe iu dha nga Presidenti kazak .

Kompania e tij dallohet për punët madhështore të ndertimit në mbarë boten e special në Kazakistan.

Related Articles

Back to top button