Lajme

Hoti : Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Kryeministri në detyrë i Republikës së Kosovës z. Avdullah Hoti mori pjesë sot në cermonin e kontigjenitit të Forcës së Sigurisë së Kosovës.

Postimi i plot i z. Hoti

Ndjehem vërtetë i privilegjuar që në mandatin e kësaj qeverie, kontingjenti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, zbarkoi në misionin e parë paqeruajtës në Kuvajt, bashkë me Gardën Kombëtare të Ajovës.

Pjesëmarrja në misione paqeruajtëse, bashkë me aleatin tonë kryesor strategjik SHBA-të, është ndër hapat më të rëndësishëm historikisht, që ka bërë Kosova si shtet dhe si Forcë e Sigurisë, drejt integrimit të plotë në strukturat euroatlantike.

Gjithmonë krenar me djemtë dhe vajzat e FSK-së!

Related Articles

Back to top button