Rajoni

Greqia e Shqipëria bien dakord për çështjen e detit

Kryeministri Edi Rama ndodhet në konferencë me median me ministrin e Jashtëm grek Nikos Dendias.

“E kam shumë të qartë që të gjithë sot i kanë veshët e hapur për të dëgjuar lidhur me pushtimin e ardhshëm që Greqia do i bëjë Shqipërisë përmes detit por nuk do të ketë pushtet. Më vjen keq që do të zhgënjehen patriotët e detit. Kemi rënë dakord që këtë çështje ta trajtojmë në instancat ndërkombëtare. Së bashku Shqiupëria e Greqia do i drejtohen drejtësisë ndërkombëtare për ti vendosur pikat mbi |I” në bazë të ekspertizës dhe të drejtës ndërkombëtare mbi detin.

“Rruga e përbashkët e të ardhmes si dy fqinj që nuk e kemi zgjedhur njëri tjetrin por jemi bashkë nën të njëjtin diell dhe kemi detyrimin ndaj gjeneratave të bëjmë më të mirën.
Marrëdhëniet, sot, janë më të mira se asnjëherë tjetër për një mijë e një arsye që dihen dhe që ne thjesht duhet ti ngremë në të njëjtin nivel pritshmërie, shpresash të njerëzve tanë.
Për ne qysh në krye të herës ka qenë dhe mbetet partner strategjik. E konsiderojmë Greqinë një fqinjë të çmuar dhe partneriteti ynë strategjik me Greqinë është partneritet për të ardhmen duke mos harruar gjithcka që na lidh nga e shkuara e afërt apo e largët”

Related Articles

Back to top button