Lajme

Cila është rëndësia e ecjes në bjeshkë

Ngjitja në bjeshkë ka rëndësi për shëndetin

Ecja përpjetë është një prej sfidave kryesore gjatë një ecjeje në bjeshkë. Megjithatë, edhe kjo komponentë menaxhohet, madje me pak kujdes edhe mund të shndërrohet në pjesën e bukur dhe sportive të ecjes. Më poshtë i kemi shtjelluar disa teknika të thjeshta të cilat do tua lehtësojnë ngjitjen në bjeshkë.

Ritmi
Gjejeni ritmin në mes hapit dhe frymëmarrjes; kjo është pika kryesore në ngjitjet e gjata dhe të njëtrajtshme. Përdorni shkopinj dhe krijoni ritëm të ngadaltë dhe të akorduar; mos përshpejtoni dhe shfrytëzojini pushimet për stabilizimin e frymëmarrjes.

Pushimet
Ecje e ngadaltë, pushime të shkurtra e të rralla dhe hap i matur. Kjo do ti mbajë të rrahurat e zemres në nivel stabil dhe nuk do të shpenzoni energji. E gabuar është nëse ecni shpejt dhe bëni pushime të shpeshta, duke e çrregulluar ritmin e zemrës dhe duke shpenzuar shumë energji.

Pozitiviteti
Fokusohuni në mendime pozitive, jo në atë se sa i/e lodhur ndiheni. Lëshohuni në energji pozitive dhe thellohuni në çdo gjë të mirë brenda dhe jashtë teje; kjo me të vërtetë ju ndihmon.

Do të shkojë mirë
Konfigurojeni çantën për ngjitje, sidomos rripin e gjoksit sepse nëse është i shtrënguar do tu pengojë në frymëmarrje. Sigurohuni që jeni mirë me gjithë parametrat dhe jeni duke e shijuar në maksimum ngjitjen, natyrën dhe shoqërinë.

Zig zag
Mos ecni drejt përpjetë por bëni lakesa dhe zig zage konform terrenit. Kjo do tu kursejë energji dhe do ta bëjë më të lehtë ngjitjen. Gjithashtu kjo metodë ju mbron nga ngarkesat tepërta në muskujt e këmbëve.

Hapi pushues
Hapi pushues është teknikë e përdorur gjatë ngjitjeve intenzive, që nënkupton aftësinë e bartjes së peshës dhe presionit të ecjes nga muskujt e këmbëve dhe gjunjët në gjithë trupin. Këtë gjë e bëjmë ndonjëherë në mënyrë të pavetëdijshme, sidomos kur dikush ecë para jush dhe juve ju duhet të prisni në hap.. derisa tu lirohet rruga për ecje. Kjo teknikë e dobishme mund të ushtrohet gjatë ngjitjeve të zakonshme.

Related Articles

Back to top button