Lajme

Presidenti Ilir Meta bënë homazhe në Kompleksin Memorial Adem Jashari

Presidenti i Shqipëris Ilir Meta sot ka vizituar Prekazin ai se bashku me Kryetarin e Komunës së Skenderajt Bekim Jasharin bënë homazhe tek varrezat dhe nderuan të rënët për Liri.

Kryetari Jashari ka shkruar në faqen e tij facebook ku ka falenderuar Presidentin Meta.

Në vigjilje të shënimit të festave të 28 Nëntorit, bashkë me mikun tim, kryetarin e Drenasit, Ramiz Lladrovci, pritëm në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, Presidentin e Republikës së Shqipërisë, z. Ilir Meta, të cilin e shoqëruam gjatë homazheve para heronjve e të rënëve të familjes Jashari.

Me këtë rast falënderova Presidentin Meta për vizitën dhe nderimin bërë historisë sonë të përbashkët.

Lavdi dëshmorëve e martirëve të Lirisë!

Bashkë për historinë tonë të lavdishme!

Related Articles

Back to top button