Lajme

RAMA PËR BASHKIMIN KOMBËTAR: DO TË VOTOJA “PRO”

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka deklaruar se do të votonte “pro” bashkimit me Kosovën, kurdo që krijohet një referendum demokratik dhe paqësor.

 

Megjithatë, Rama këtë e quajti si “fall”, i cili edhe hipotetikisht mund të ndodh.

“Nëse më pyetni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë dhe Kosovën do të votoja pro që të jemi i qartë. Në rast se më pyesni a do të ndodh kjo apo jo, unë them se do të ndodh. Por se kur nuk e di, por që do të ndodh një ditë, unë them. E atyre që bërtasin për Shqipërinë e madhe, iu them se fallxhorët nuk gjykohen, pasi kjo është një fall”, tha ai në konferencë për medie, pas mbledhjes së përbashkët të qeverive.

Ndërsa, kreu qeveritar i Kosovës, Albin Kurti tha se procesi i bashkimit kombëtar është një proces historik që nuk mund të përcaktohen data dhe mënyra.

“Ka më shumë një mos kuptim se keqkuptim. Te çështja e bashkimit të shqiptarët nuk është gjësend që përzgjedhim por intencë kolektive. Nuk mund të mbivendosim ne mbi procese historike që të përcaktojmë data dhe mënyra”, shtoi ai.

Related Articles

Back to top button