Lajme

Kërkim Shpëtimi i Gardës Kombëtare të FSK-së pasurohet edhe me 6 qenë të rinj, të dhuruar nga Ushtria Turke

 

Njësia e Kërkim-Shpëtimit K9 e Gardës Kombëtare të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), ka pranuar gjashtë qenë të specializuar për kërkim-shpëtim donacion nga ushtria e Turqisë .
Dorëzimi formal i qenve u bë dje në një ceremoni të organizuar nga Garda Kombëtare për pjesëtarët që përfunduan trajnimin për manovrimin me qentë e kërkim-shpëtimit “Rescue Dog Trainer and Handler Course”.
Në këtë ceremoni i pranishëm ishte komandanti i Gardës Kombëtare gjeneral brigade Xhevahir Geci i cili u shpreh falënderues ndaj palës Turke për përkrahjen e vazhdueshme që janë duke e dhënë për FSK-në “Donacioni i qeneve dhe trajnimi i pjesëtarëve të FSK-së në Turki luajnë një rol mjaft të rëndësishëm dhe kontribuojnë në mbajtjen dhe ngritjen e kapaciteteve të Kërkim Shpëtimit, duke e bërë më të lehtë kryerjen e operacioneve”
Ndërsa Atasheu ushtarak turk në Kosovë, Çagdash Akif Kahraman, përgëzoi pjesëtarët e FSK-së të cilët përfunduan me sukses trajnimin dhe nder tjera shtoi “Si forca të armatosura turke, dëshiroj të theksoj se ne do të vazhdojmë të jemi gjithmonë me juve, vëllezër kosovarë, në aktivitete të ndryshme trajnuese si dhe në fusha të tjera”.
Përdorimi i qenve, ndihmon në avancimin e kapaciteteve operacionale dhe lehtësimin e punës të personelit në fusha specialistike, si në kërkim-shpëtim urban, në male, ujëra dhe orteqe.

Related Articles

Back to top button