Ekonomi

Kryetari Lladrovci mori pjesë në përurimin e pikës së re të IP-Kos dhe Hebs në Arllat

Sot, mora pjesë në përurimin e pikës së re të IP Kos në Arllat, në pronën e dhënë me qira me shpallje publike, ku u bënë investime me vlerë mbi 1.3 milion euro dhe gjetën punë 36 punëtorë.

IP Kos, ka zbatuar marrëveshjen duke tejkaluar zotimin për investime për 3.7 herë dhe tejkalim të zotimit të punësimit të punëtorëve, për 1.5 herë.

Ky vend i bukur, do të jetë vend tërheqës për udhëtarët që kalojnë nëpër autostradën nacionale në drejtim të Dukagjinit dhe Shqipërisë, me derivate të naftës, ushqim, shërbime cilësore dhe brendin Heb’s,

Jam i lumtur se zotimi i investitorit IP Kos, u tejkalua në të gjitha drejtimet, në veçanti të numrit të të punësuarve këtu që janë të gjithë nga komuna e Drenasit.

Investitori aktual për këtë pronë të dhënë nga komuna me shpallje publike, paguan 8.988 euro qira vjetore me 36 punëtorë, ndërsa investitori paraprak paguante qira vjetore 375 euro dhe kishte të lajmëruar 4 punëtorë.

Punë të mbarë dhe suksese!

Related Articles

Back to top button