Lajme

KRYETARI I PARTISË BOSHNJAKE PRANON ORIGJINËN SHQIPTARE, ANTARËT KËRKOJNË LARGIMIN E TIJ

Duket ironike por është e vertetë, liderit dhe themeluesit të partisë boshnjake, Fahrudin Radonçiqit i është kërkuar dorëheqja për mbas zbulimit të origjinës së tij, e cila sipas (disa) antarëve të partisë të tij, kjo edhe shpjegon pse z. Radonçiq bie ne kundershtim me interesat e partisë dhe vetë popullit boshnjak. Ky është artikulli i përkthyer nga portali saff.ba:
“Para disa kohësh kur u parashtrua publikisht teza që lideri i partisë boshnjake Fahrudin Radonçiq nuk është etnikisht boshnjak, u pasua me reaksione të shumta. Grupacioni i parë e ka vlerësuar këtë gjë si sulm shovinist ndaj identitetit të numrit një të partisë Unioni për një ardhme më të mirë të Bosnjës dhe Hercegovinës, duke konstatuar që askujt, e as atij, nuk mundet që t’ia heqë kualifikimin për të drejtën e tij për legjitimit politik.”
Gjatë gjykimit të tij në Prishtinë, gjatë fundvitit të kaluar, Fahrudin Radonçiq ka thënë: „Nëna ime është me origjinë shqiptare.“
“Që lideri i partisë boshnjake nuk është boshnjak, e vertetojnë edhe argumentet historike; kërkimet antropoligjike të cilat janë bërë gjatë 1989 në librin e Mustafa Memiq dhe veprat e Andrija Joviqeviq të vitit 1913. Në to është e vertetuar që të parët e Fahrudinit kanë ardhur nga Bjeshkët e Namuna, dhe që i përkasin fisit shqiptarë të Kuçit (që janë në vëllazëri fisnore me Piperin, Hotin dhe Këlmëndi). Disa nga ata kanë qënë konvertuar në ortodoksizëm serb, e nga pinjolli i fundit ortodoks kanë Radojën nga i cili edhe e kanë marrë mbiemrin Radonçiq. Shkurtimisht: Radonçiqët janë me origjinë shqiptare të cilët e kanë pranuar ortodoksizmin sllav, më pas (të fundit në këtë krahinë) edhe islamin.”
Portali saff.ba shkruan:
NUK KA ASGJË TË KEQE QË FAHRUDIN RADONÇIQI ËSHTË SHQIPTARË. POR, EDHE PSE ËSHTË SHQIPTARË GJAKËPASTËR, AI DHUNSHËM KA DESHIRË QË TË BËHET LIDERI I BOSHJAKËVE, DHE TË QËNDISIN POLITIKËN E POPULLIT TONË DHE NË EMËR TË POPULLIT TONË TË VËNDOSË SE ÇKA ËSHTË E MIRË DHE ÇKA ËSHTË KEQ.
LUFTA E TIJ KONSTATNTE KUNDËR INTERESEAVE TË BOSHNJAKËVE, DUKE VAZHDUAR TË AKUZOI BOSHNJAKËT PËR TË GJITA ATO QË KANË NDODHË NË TË KALUARËN, VERTËTOJNË SE AI NUK I PËRKET POPULLIT TONË. AI NUK E KUPTON TË SHKUARËN TONË, AS TË ADHMËN, PRANDAJ AI NA OFRON NJË TË ARDHMË TË GABUAR. PARAQITJA E RRËJSHME ËSHTË PABESI. SI TË NDERTOSH TË ARDHMËN ME NJË PËRSON QË TYRPËROHËT GJENETIKËS SË TIJ DHE QË PARAQITET RRËJSHËM?

Por kush është Fahrudin Radonçiq?

Ne jemi munduar që të bëjmë kërkime dhe në bazë të tyre jemi munduar që të shkruajmë një biografi të shkurtër:
Fahrudin Radonçiq është gazetarë, biznismen dhe lider i partisë numër dy në Bosnjë. Ka lindur në vitin 1957 në Berane të Mali të Zi, shkollimin e ka përfunduar në Universitetin e Beogradit. Ka punuar që nga vitet 1978 si gazetarë e më pas edhe si analist dhe komentues i ngjarjeve socio-politike, pranë magazinës „Danas“. Ka shkruar librin i cili flet për shkeljet e të drejtave të njeriut, „10.000 ditët e burgimit“. Gjatë kohës së luftës ai ishte aktiv edhe ushtarakisht, njëkohësisht themeloi edhe gazetën që do bëhej shumë e famshme të quajtur „Dnevni avaz“, e cila kishte si qëllim të njoftonte për ngjarjet e rënda që po ndodhnin në Bosnjë dhe Hercegovinë dhe natyrisht duke kundërshtuar hegjemoninë nga politika e asaj kohe. Sot, konsiderohet si krijuesi i medies më të madhe në Bosnjë dhe Hercegovinë.
Në vitin 2009 ai themeloi partinë „Unioni për një ardhme më të mirë të Bosnjës dhe Hercegovinës“, parti e cila nga spektri politik është e orientuar kah qëndra-djathtas, gjë që e pasqyron z. Radonçiq, i cili njihet si përkrahës i madh i Përëndimit dhe fryëmës liberalo-konservatore, sekularizmit dhe barazisë, gjithashtu edhe si kundërshtues i ndarjës së Bosnjës dhe Hercegovinës. Haptazi ai ka shprehur kundërshtim të madh ndaj rrymave rradikale islamike në Bosnjë dhe Hercegovinë. Gjatë viteve 2012-2014 ka sherbyer si ministër, ndërsa aktualisht është drejtues i partisë së dytë më të fuqishme në Bosnjë dhe Hercegovinë.

Fakt tjetër interesant është se ambasadori i partisë të z. Radonçiq, i cili ishte në Australi ka origjine shqiptare sikurse edhe vetë ai.

Përkthyer nga Albert Bikaj

Related Articles

Back to top button