Lajme

PAGAT MË TË ULËTA NË LUGINË SE PAGA MESATARE NË SERBI DËSHMOJNË THELLIMIN E PABARAZIVE ETNIKE DHE TERRITORIALE NGA ANA E PUSHTETIT

Paga mesatare e të punësuarëve të pakët në Komunën e Preshevës me 45.752 dinarë (rreth 388 €), në Komunën e Bujanocit me 47.372 (rreth 400 €) dhe në Komunën e Medvegjës me 54.711 dinarë (rreth 465 €) janë më të ulëta se paga mesatare e të punësuarëve në nivel të Serbisë që është aktualisht 66.048 dinarë (rreth 560 €).

Këto të dhëna të reja të Entit të Statistikave të Republikës së Serbisë shpërfaqin po ashtu se 34 nga 35 komuna të jugut në Serbi janë nën nivelin e pagës mesatare në nivel të përgjithshëm të vendit.

Kur kësaj i shtohet edhe numri më i lartë i të papunëve proporcionalisht me numrin e banorëve nga rajoni i Luginës së Preshevës dhe jugut të vendit, e ku dominojnë shqiptarët ose pakicat e tjera kombëtare, apo edhe investimet më të ulëta publike dhe private, kjo flet më së miri se përpos diskriminimit në baza kombëtare në Luginën e Preshevës, rajoni dhe jugu i vendit në përgjithësi shtypet edhe në aspektin socio-ekonomik.

Këto dëshmojnë se politikat aktuale të Qeverisë së Republikës së Serbisë po thellojnë çdo ditë e më shumë pabarazitë etnike dhe territoriale.

Related Articles

Back to top button