Shkruan Petrit Kllokoqi kryetar i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës

Heshtja jonë ndaj politkës nuk është frikë, besoj se është maturi e çdo Gastronomi, edhe ne mundemi me organizu protesta, edhe ne mundemi me i hapë klubet, edhe ne mundemi me organizu festivale, edhe ne mundemi me i nisë dasmat, se asgjë dallim nga fushatat eketorale të partive politike nuk kanë.
Ne thjesht po dojmë me u kënaq me pak, me na lon me punu edhe me jetu … subvencionet që janë nda janë shumë joserioze, mirëpo vetës jeni t’u ia bo, se populli VOTON, na gjykojmë.
Duke besuar në demokraci ne do t’i shtjerrim të gjitha rrugët demokratike të diskutimit me çdo institucion përgjegjës shtetëror, për me e ngrit zërin për hallet tona, veç për një gjë të jeni të bindur, po ju shkoj mendja me na mbyll pas zgjedhjeve me arsyetimin e rritjes së numrave ku vetë politika është shkaktari më i madh, protestat nuk do t’kenë të ndalur. Andaj, mendoni edhe për neve dhe plot sektorë tjerë që luftë e kan ekzistencën, jo pushtetin, kur i bëni kalkulimet për vete.
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës