Lajme

Muhaxheri u jep 2500€ serbve për prodhim rakie

Kryetari i Komunës së Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia ka aprovuar kërkesën Millosh Dimitrijeviqit, për ndihmë financiare për blerjen e makinave për prodhimin e rakisë.

Vlera e ndihmës që ia ka ndarë, është 2500 euro.

Deputeti Syla, ka reaguar ndaj këtij vendimi, derisa thotë se “Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë”.

Ky është postimi i plotë i Sylës:

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri, ia paska dhënë 2500 euro nga paratë e qytetarëve Millosh Dimitrijeviq, nga Gorozhdeci që njihet si Kryetar i Strukturave Paralele në Pejë. Serbia po ndihmohet në Kosovë më këso veprime e me njerëz si Gazmend Muhaxheri, a në anën tjetër, varfëria po lulëzon në Pejë.

Related Articles

Back to top button