Ekonomi

Afaristi Piraj vendos që paga minimale në kompaninë e tij të jetë 400 euro

Atë që duhet të bëjë shteti po e bënë pronari k kompanis “ MEKA Hallall Food “ Burim Piraj, ai sot ka dhënë lajmin e mirë për punëtorët e tij se rroga minimale në atë kompani do të jetë 400 euro neto , poashtu do të ketë ngritje edhe në rrogat tjera .

Ai poashtu ka bërë të ditur që do vazhdoj edhe me rrogën e 13/14 . Bizneset e tilla ndihmojn në zhvillimin e vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës . Kjo kompani ka rreth 80 të punësuar dhe është shembull i trajtimit të punëtorëve të saj.

Postimi i plotë i Burim Pirajt në faqen e tij Facebook :

Si pjesëtar i komunitetit të biznesit nuk mund t’i lejoj vetvetes rolin e spektatorit të ngjarjeve ekonomike dhe politike në vend!
Kosova është Atdheu ynë dhe ne duhet me aq sa mundemi të japim kontribut.
Nuk ndihem mirë kur e shoh vendin në një gjendje kaotike ku fuqia punëtore është e sfiduar për ekzistencë nën presionin e rritjes enorme të çmimeve të artikujve esencial dhe të energjisë,
Prandaj sot marr vendim që paga minimale në firmën time MEKA HALAL FOOD nga 1 Marsi 2022 me Emrin e të Madhit Zot të jetë 400€ neto!
Zoti e bekoftë Kosovën!
Zoti i bekoftë trojet shqiptare dhe diasporën!
Zoti i bekoftë shqiptarët!
#ALLAHUEKBER
#elhamdulillah

Related Articles

Back to top button