Lajme

Në Skënderaj do hapet fabrika për 100 punëtor

Të dashur qytetarë!
Çështja e zhvillimit ekonomik dhe papunësia janë problemet më të thella dhe më të mprehta më të cilat po bashkëjetojmë çdo ditë.
Jashtëzakonisht i lumtur që sot po e finalizoj një hap të vogël në drejtimin e duhur lidhur më këtë çështje.
Në përputhje me legjislacionin në fuqi, po i adresoj Kuvendit propozim-vendimin për hapjen e fabrikës së industrisë së drurit dhe produkteve – parafabrikateve të betonit në Komunën tonë.
Një investim në vlerën e 4,000,000 € (katër milionë euro) që do të gjenerojë 100 vende pune.
Pra, ky është programi dhe zotimi ynë që u kishim dhënë: “Se nuk do ndalemi së krijuari kushte për investime në zhvillimin ekonomik dhe krijimin e vendeve të reja të punës”.
Sa më pak fjalë e më shumë punë!

Related Articles

Back to top button