Lajme

Llausta bëhët me ujë të pijshëm pas 20 viteve

Edhe Llaushën po e bëjmë me ujë të pijshëm

Pas instalimit të gypit kryesor të ujësjellësit vitin e kaluar, tani kemi filluar me instalimin e kyçjeve individuale nëpër ekonomi familjare, ku për të parë nga afër zhvillimin e punimeve, sot vizitova lagjen “Rrecaj”, në fshatin Llaushë.

Në ditët në vazhdim do të bëhet edhe kyçja e lagjeve të tjera të fshatit Llaushë, kështu deri në finalizimin e këtij projekti të financuar nga komuna jonë.

Punën nuk do t’a ndalim me kaq, pasi që do ta bëjmë se shpejti instalimin e ujësjellësit edhe në Burojë e Aqarevë, për të vazhduar me pas brenda këtij viti edhe në fshatrat e bashkësisë lokale të Likocit e Rezallës.

Në Llaushë përveç ujësjellësit, ne si komunë kemi investuar edhe në ndërtimin e rrugëve, kanalizimit, shtrirjen e shërbimeve për mbeturina si dhe shumë shërbime të tjera në dobi të qytetarëve.

Banorët e Llaushës i urova për fillimin e këtij projekti jetik për ta, duke u zotuar që si kryetar komune do të jem afër dhe do t’iu përgjigjem kërkesave të tyre.

𝐔𝐫𝐢𝐦𝐞!

Related Articles

Back to top button