PDK në Skenderaj me perkrahje masive nga qytetarët

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajt fushaten parazgjedhore në Skenderaj , të pranishem në mesin e shumë qytetarëve ishin Kandidati për Kryeminister Enver Hoxhaj , Nënkryetari i PDK-së Sami Lushtaku si dhe kandidat për deputet nga Skenderaj . Në sall kishte numer shumë të madh të përkrahësve të cilet janë motorret e PDK-së ,
Sami Lushtaku në fjalimin e tij ka thënë që PDK do të jetë ajo qe nuk do ti harroj kategorit e dala nga lufta duke u premtuar edhe rritje pensioneve për këto kategori .
Postimi i plotë i tij :
Me kryeministrin në ardhje, profën Enver Hoxhaj, takuam familjet e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Skenderaj. Së bashku premtuam përkujdesje të veçantë për kategoritë e dala nga lufta dhe rritje të pensioneve për këto kategori.
Mbështetja për PDK-në është masive nga kategoritë e dalura nga lufta. Me këtë mobilizim kaq masiv do të dalim fitues në zgjedhjet e 14 shkurtit! SL