Lajme

Bekim Jashari priti në Prekaz Presidenten e Kosovës Vjosa Osmani – Sadriu

Në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz, sot prita Presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, të cilën e shoqërova gjatë homazheve që ajo bëri tek dëshmorët e familjes Jashari.

Si Kryetar i Komunës së Skenderajt dhe si anëtar i familjes Jashari, urova presidenten Osmani për detyrën e re, duke i dëshiruar punë të mbarë e përfaqësim dinjitoz të shtetit.

Pas homazheve, para medieve deklarova që shteti ynë ka nevoj për unitet që së bashku me kontributin e secilit prej nesh të arrijmë progresin e përgjithshëm shtetëror.

Related Articles

Back to top button