LajmeShëndetësi

Profesori nga Australia bashke me mjeket kosovar ka kryer 8 operacione të femijeve

Në Klinikën e Kirurgjisë së Fëmijëve të Qendrës Klinike Univeristare të Kosovës janë kryer 8 operacionet e para të fëmijëve, nga ana e profesorit nga Australia, Paddy Dewan, nën asistim të mjekëve nga kjo klinikë dhe stafit të Klinikës së Anesteziologjisë.

Pacientët ishin me anomali të lindura të ndryshme të zorrës së trashë dhe traktit urinar.

Mosha më e vogël e pacientit të operuar ka qenë e një fëmiu 7 muajsh me atrezion anorektale (mungesë e pjesës së fundit të zorrës së trashë) të tipit të lartë.

Fëmiu më i rritur ishe 11 vjeçar, me anomali të rrallë të rrugëve urinare.

Ekipi mjekësor po punon me orar të zgjatur deri në orët e vona, me qëllim që të mundësohet që të përfundohen 25 operacionet e planifkuara, por edhe disa rasteve të reja që janë paraqitur më vonë.

Related Articles

Back to top button