Ekonomi

Anëtarët e grupit “Besa-Bese” u takuan me ministren e Industrisë Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Z. Rozeta Hajdari.

 

Prijësi i këtij grupi Burim Piraj, shpalosi tri kërkesa themelore të këtij grupi;

-Rritja e kontrollës nga ana e inspektoreve sa u përket vendosjës së flamujve të origjinës së produkteve, si dhe mundesisht të modifikohet udhezimi administrativ i flamujve në fjalë dhe produktet me origjine serbe të vendosën në një vend të caktuar (shënjëzuar) në markete me simbole të qarta ashtu që te mos blejnë pavetëdijshëm konsumatoret produkte me origjinë nga Serbia

– Të rikthehën masat anti-damping për materiale ndërtimore që importohen nga Serbia

– Taksa 100% ndaj importeve nga Serbia të rikthehet si kundër-masë ndaj barrikadave të vendosura në Veri nga strukturat e dirigjuara nga Beogradi zyrtar dhe pas largimit të barrikadave të shikohet mundësia eventuale e largimit te kësaj mase.

Kemi pas rastin që të takohemi dhe me kryeinspektorën e inspektoriatit të tregut, si dhe udhëheqësën e departamentit ligjore me ç’rast na informuan për masat që është duke i marre inspektoriati në fjalë per eliminimin e problemeve me flamujt e origjinës së produkteve dhe kontrollin e cilësisë së mallrave të importuara nga Serbia. Gjithashtu, na kanë dhënë përkrahje se për çfarëdo parregullsi të hasur, do të përgjigjën me masa ligjore.

Related Articles

Back to top button