Ekonomi

“Ardi Invest” vjen me një super mundësi për blerje të banesës

Kompania e re ndërtimore “Ardi Invest”, pronë e biznesmenëve të suksesshëm dhe të dëshmuar në disa sektorë, vjen me projektin e parë dhe shumë serioz të kompleksit banesor. “Ardi Invest” është afër finalizimit të kompleksit, i cili po ndërtohet në Fushë Kosovë.

Kompania ndërtimore “Ardi Invest” është themeluar nga biznesmenë të suksesshëm, me qëllim të realizimit të projekteve të ndryshme të ndërtimeve të larta, me standardet më të sofistikuara të teknologjisë ndërtimore.

Për më tepër, “Ardi Invest” vjen me një ofertë shumë të mirë për kompleksin e ri banesor, që është pranë përfundimit në Fushë Kosovë. Bëhet fjalë për ofertën atraktive për blerje të banesës nga BKT Kosova në bashkëpunim me “Ardi Invest”.

BKT ofron:
– Norma e interesit duke filluar nga 3.69%
– Norma efektive e interesit duke filluar nga 3.90%
– Shpenzime administrative 1%
– Kohëzgjatja e kredisë deri në 180 muaj
– Para-aprovim brenda 20 minutave

Kompleksi gjendet në Fushë Kosovë (Bresje), më saktësisht afër Komunës së Fushë Kosovës. Kompleksi ka qasje në magjistralen Prishtinë-Pejë.

Rruga e duhur për një të ardhme të lumtur – kompleksi “Ardi Invest”

Related Articles

Back to top button