Lajme

Ministri Grek viziton Kosovën , takon Ministren Meliza Haradinaj-Stublla

Vizita e sotme e Ministrit të Jashtëm grek është ngjarje e veçantë për Kosovën. ????? , ka shkruar Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës Meliza Haradinaj – Stublla

Greqia si shtet anëtar i Bashkimit Evropian dhe shtet i rajonit tonë, ka vënë një standard të lartë të konstruktivitetit politik – duke mirëmbajtur me Kosovën një dialog tejet praktik dhe duke përkrahur shtetin tonë në rrugën e integrimit Evropian.

Sot pata kënaqësinë ta pres Ministrin Dendias në Prishtinë, për të diskutuar më vonë gjithë gamën e bashkëpunimit tonë bilateral, dhe për të shkëmbyer idetë tona se si t’i thellojmë më tej marrëdhëniet tona në fushat e interesit të ndërsjellë.

Me Greqinë na lidhë edhe miqësia e përbashkët me SHBA-të, dhe është element i jashtëzakonshëm në ndërtimin dhe konsolidimin themeleve të forta të marrëdhënieve tona.

Related Articles

Back to top button