Ekonomi

Reagim nga Visar Demolli rreth papunësis në Kosovē

Reagim!

Drejtuar Agjencisë së statistikave të Kosovës/statistikat e punsimit , dhe të gjithë hulumtuesve të rasteve të papunëve në Kosovë!

Unë Visar Demolli, nga pozita e një hotelieri, po të më ofrohej mundësia t’i kem 500 puntorë, pra nga fusha e hotelierisë , e që mund të jenë kamarierë, picamen, ndihmës kuzhine , nikoqir dhomash, kuzhinier dhe të tjerë, brenda javës do t’i punësoja.

A thua çfarë po ndodh në vendin tonë, a kemi arrit në një pikë dembelie apo po mendojmë me pas pozita vetëm të shefave e të drejtorëve.

Apo ndoshta synimi i të rinjëve është mos me mendu fare dhe vetëm me u largu jashtë shtetit

Unē Visar Demolli, nuk kam koment për këtë situatë që e ka kapluar vendin tonë!

Nuk mund ta merrni me mend se sa kërkesën e kam për puntorë!

I bëj lutje shtetit të marrin masa para se të jetë tepër vonë, sepse nëse tani është kështu a thua se çfarë do të bëhet nëse ndodh liberalizimi i vizave?

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm të kërkojmë puntorë në vendet aziatike.

Meqenëse ne të gjithë jemi taksapagues ndaj shtetit, ky i fundit duhet që sa më parë rë veprojë në mbështetje të këtij sektori, ta stimulojë këtë sektor sa nuk është rënduar gjendja edhe më shumë!

Respekt për të gjithë kolegët hotelier / Visar Demolli.

Related Articles

Back to top button