Sport

𝐈𝐠𝐛𝐚𝐥𝐥 𝐉𝐚𝐬𝐡𝐚𝐫𝐢 𝐟𝐭𝐨𝐡𝐞𝐭 𝐭𝐞 𝐊𝐨𝐬𝐨𝐯𝐚 𝐔𝟏𝟗 𝐩𝐞̈𝐫 𝐧𝐝𝐞𝐬𝐡𝐣𝐞𝐭 𝐞 𝐟𝐚𝐳𝐞̈𝐬 ‘𝐌𝐚𝐢𝐧 𝐑𝐨𝐮𝐧𝐝’ 𝐩𝐞̈𝐫 𝐤𝐮𝐚𝐥𝐢𝐟𝐢𝐤𝐢𝐦𝐞𝐭 𝐞 𝐊𝐚𝐦𝐩𝐢𝐨𝐧𝐚𝐭𝐢𝐭 𝐄𝐯𝐫𝐨𝐩𝐢𝐚𝐧

 

Sulmuesi i FC Prishtinës, Igball Jashari, është ftuar nga Përfaqësuesja e Kosovës U-19.

Igballi (17-vjeçar) që është pasardhës i familjes legjendare të Jasharajve nga Prekazi i Skënderajt, tashmë është grumbulluar me Kosovës U19 që drejtohet nga përzgjedhësi Ramiz Krasniqi.

Kosovës U19 nga 15 nëntori deri më 23 nëntor do të qëndrojë në Suedi, ku do t’i zhvillojë ndeshjet e fazës ‘Main Round’ për kualifikimet e Kampionatit Evropian.

“Dardanët” bëjnë pjesë në Grupin 3, ku janë edhe Ukraina, Qipro dhe Suedia, si nikoqire e turneut kualifikues.

Djelmoshat e drejtuar nga Ramiz Krasniqi janë grumbulluar të shtunën dhe janë duke u stërvitur në Kampin Nacional në Hajvali, teksa më 15 nëntor do të marrin rrugë për në shtetin skandinav.

Ndeshjen e parë, Kosova U19 do ta luajë kundër Ukrainës, më 17 nëntor, në orën 13:00 në “Nya Parken Stadium” në Norrkoping.

Më pasmë 20 nëntor në të njëjtin stadium, “Dardanët” do të ballafaqohen me Suedinë në orën 18:30 derisa ndeshjen e fundit e luajnë kundër Qipros më 23 nëntor, në orën 18:00 në “Linkoping Arena Stadium” në Linkoping.

#ForcaKosova
#forcaigballjashari

Related Articles

Back to top button