Rajoni

Greqia i frigohet ndëryhrjes turke në paktin detar Tiran – Athin

Ministri grek Nikos Dendias  kohët e fundit ka pasur një bisedë telefonike me kryeministrin shqiptar  Edi Rama, me të cilin ai ra dakord për të rifilluar “bisedimet me shpejtësi, pas zgjerimit të ujërave territoriale greke në detin Jon, për të zgjidhur problemin e zonave detare me  Shqipërinë. Një enigmë e pazgjidhshme duket se është koha dhe konteksti i fillimit të negociatave. Kjo pasi të dy vendet arritën një marrëveshje 11 vjet më parë, e cila në fund ra dhe gjërat u kthyen në pikën zero.

Në veçanti, në Prill 2009, kryeministri i atëhershëm, Costas Karamanlis dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Dora Bakoyannis, nënshkruan në Shqipëri marrëveshjen që përcakton EEZ dhe kufijtë detarë. Themeli i marrëveshjes ishte parimi i të ashtuquajturës  “vija e mesme”. Gjykatat ndërkombëtare kanë pranuar që vija e mesme në parim është vija fillestare nga e cila duhet të fillojë çdo demarkacion” shkruan media greke.

Grekët i tremben rolit të Turqisë në bisedimet me Shqipërinë, teksa Ankaranë e fajësojnë për rrëzimin e marrëveshjes së 2009 mes Tiranës dhe Athinës. “Turqia në 2009 ndërhyri duke paralajmëruar Tiranën se Athina po i mashtronte, me qëllim që marrëveshja të anulohej. Ndërhyrjet turke në Shqipëri nuk janë të reja. Ata ekzistojnë dhe do të vazhdojnë të ekzistojnë” vijon më tej analiza në medien greke.
Turqia ka synim të rrit ndikimin e saj në ballkan dhe Shqiperia është mundsi e mirë për forcimin e Turqis në rajon .

 

Related Articles

Back to top button