Sport

Zyrtare: Kampionati Evropian i Xhudos për herë të parë në Kosovë

🎉 Zyrtare: Kampionati Evropian i Xhudos për herë të parë në Kosovë

Në kuadër të programit, “Kosova, shtet i xhudos”, Federata e Xhudos e Kosovës, për herë të parë do ta organizojë Kampionatin Evropian të Xhudos, “European Championships Open”, në Kosovë me 16 dhjetor 2023. 🗓

💬 “Kampionati Evropian paralajmëron një epokë të re për ne në disa aspekte: për herë të parë në Kosovë do të organizohet një turne ndërkombëtare e xhudos të klasës së përgjithshme…Xhudo ka qenë prej kohësh një sport kombëtar. Ajo që na ka munguar deri më tani është një turne në vendin tonë ku yjet tanë mund të shfaqen para publikut vendas. Është koha ta ndryshojmë këtë.”, është shprehur ndër të tjerash, Agron Kuka, President i Federatës së Xhudos së Kosovës dhe anëtar i bordit të Unionit Evropian të Xhudos.

🥇Kampionati Evropian i Xhudos, “European Championships Open”, garë ndërkombëtare më çmimin kryesor €300.000, organizohet nga Federata e Xhudos e Kosovës, dhe përkrahet nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Federatës Evropiane të Xhudos.

 

Related Articles

Back to top button