Sport

Istogu kampion në Ligën e Parë U19

Skuadra e Istogut është kurorëzuar, të premten, me titullin e kampionit në Ligën e Parë U19, një javë para përfundimit të edicionit. Juniorët e Istogut në ndeshjen e javës së 29-të kanë barazuar në shtëpi me Fushë Kosovën, me rezultat 3:3, derisa në fund e kanë festuar titullin e kampionit në këtë kategori dhe njëherësh promovimin në Superligën U19 për edicionin e ardhshëm. Të pranishëm në ceremoninë e ndarjes së medaljeve dhe trofeut të kampionit ishin Bakir Burri, nënkryetar, Avdi Gashi, kryetari i LRF të Pejës dhe Ardian Llumnica, kryetari i Komisionit të Garave për juniorë.

Related Articles

Back to top button